Site icon Telegrafi

Ivanovi emëron ndihmësin e tij të ri, kolonelin Metodij Haxhi-Janev

Koloneli Metodij Haxhi-Janev është emëruar si ndihmës i kryetarit të shtetit, Gjorge Ivanov, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç është publikuar në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë më 14 dhjetor, 2017, me dekret të kryetarit Ivanov, është shkarkuar gjenerali i brigadës, Mirçe Gjorgoski, nga detyra e ndihmësit të Komandantit suprem, dhe në vend të tij është emëruar Haxhi-Janevi.

Haxhi-Janev është atashe ushtarak i Maqedonisë në ëashington, që nga gushti i vitit 2015./Telegrafi/

Exit mobile version