Site icon Telegrafi

Ivanovi dekoron me merita njërin nga organizatorët e protestave të dhunshme

Njëri nga tre organizatorët e protestave, Igor Durllovski, është dekoruar nga presidenti Gjorge Ivanov për merita për Maqedoninë. Durllovski mirënjohjen e mori në emër të Operas dhe Baletit të Maqedonisë (OBM).

“Kjo dekoratë është mirënjohje për rolin që (OBM) e ka në fitoren e kreativitetit mbi destruktivitetin dhe fitoren e muzikës mbi heshtjen”, deklaroi Ivanov në fjalimin e tij, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Durllovski është njëri nga tre organizatorët dhe udhëheqësit e protestave të nismës “Për Maqedoni të përbashkët”, të cilët mbrëmjen e së enjtes shkaktuan dhunë fizike dhe rrahje masive ndaj deputetëve të shumicës së re parlamentare brenda ambienteve të Kuvendit, ku mbetën të lënduar disa deputetë dhe gazetarë./Telegrafi/

Exit mobile version