Site icon Telegrafi

Ivanovi i ankohet Hahn-it për përzierje të shteteve fqinje në punët e brendshme të Maqedonisë

‘Sa më shpejtë të jetë e mundur formimi i qeverisë, sepse me funksionimin e të gjitha institucioneve shteti do të jetë i gatshëm të përballet me të gjitha sfidat’, kjo është potencuar në takimin e kryetarit Gjorge Ivanov dhe eurokomisarit Johannes Hahn, thuhet nga Kabineti i Ivanovit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ivanov ka theksuar se tejkalimi i krizës politike është e një rëndësie kyçe për Republikën e Maqedonisë që të mund plotësisht t’i kushtohet reformave evropiane dhe të vazhdojë në zbatimin e qëllimeve euroatlantike.

‘Në kontekst të gjendjes aktuale, kryetari Ivanov ka shprehur pakënaqësi për mungesën e gjykimit të opinionit të përzierjes në punët e brendshme të Maqedonisë nga ana e disa shteteve fqinje’, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

Nga ana tjetër komisari Hahn ka theksuar se ekziston vetëdije e madhe në mesin e shteteve anëtare të BE-së për domosdoshmërinë e zhbllokimit të integrimit dhe për këtë qëllim është e nevojshme formimi i një qeverie të angazhuar për integrim europian.

Ivanov poashtu në mes tjerash ka shtuar se, ashtu si deri më tani, edhe në të ardhmen, do të veprojë në kuadër të Kushtetutës dhe në interes të shtetit dhe qytetarëve të Maqedonisë. /Telegrafi/

Exit mobile version