Gjorge Ivanov ka vazhduar me fjalorin kërcënues rreth gjendjes në Maqedoni, shkruan Telegrafi Maqedoni.
”Edhe sot, por edhe më herët ne jemi përballur me rreziqe. Ushtria e Maqedonisë është e gatshme për të qenë mbrojtës i integritetit dhe stabilitetit në vend. Kjo ushtri ka standarde të larta në punë dhe deri tani suksesshëm e ka treguar veten deri tani. Transformimi dhe modernizimi i ushtrisë ka ndikuar që të jemi më të sigurtë për këto vite.” ka shkruar Ivanov. /Telegrafi/