Kryetari i shtetit, Gjorge Ivanov, e ka uruar kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiq, për fitoren në zgjedhjet presidenciale në Serbi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në emrin e tij personal, me kënaqësi dhe nderë, si edhe në emër të qytetarëve të Maqedonisë, Ivanov, dërgon urime të sinqerta për zgjedhjen e Vuçiqit në krye të shtetit serb.
Siç njoftojnë nga kabineti i kryetarit të shtetit, Ivanovi shpreh kënaqësinë për zhvillimin në vazhdimësi të marrëdhënive dypalëshe, duke shpresuar do të vazhdohet me kontributin e përbashkët në bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve./Telegrafi/