Kryetari i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov me shënimin e 22 nëntorit – Ditës së Alfabetit Shqip, uroi shqiptarët e Republikës së Maqedonisë
“Krijimi i alfabetit është hap i rëndësishëm në zhvillin letrar dhe kulturor të një kobi, kjo është pasqyre e civilizimit dhe një tipar thelbësor i vetëdijes kolektive dhe identiteti të kombeve. Festimi i sotëm më 22 nëntor është një ditë shumë e rëndësishme për komunitetin shqiptar në Maqedoni. Gjuha shqipe është pjesë e rëndësishme e shoqërisë multietnike dhe multigjuhësore. Duke respektuar shënimet identiteare dhe dallimet i konfirmojmë angazhimet tonë për ndërtimin e jetesës më të mirë për të gjithë qytetarët dhe ndërtimin e Republikës së Maqedonisë të fuqishme, zhvillimore dhe evropiane”, thuhet në urimin e kryetarit, Gjorge Ivanov, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ivanov gjithashtu në urimin e e 22 nëntorit ceku të respektohen traditat dhe bashkërisht të punohet në paqe dhe bashkëjetesë./Telegrafi/