Site icon Telegrafi

Ivanov: U lejua që të tjerët të na modelojnë sistemin politik dhe juridik

Është e domosdoshme të ndërtojmë besim në vendin tonë, të ndërtojmë ndjenjë për interes shtetëror dhe Maqedonia të jetë para të gjithave, porositi presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov me rastin e jubileut të 65 vjetorit të Arkivit shtetëror, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Në vend që gjatë këtyre 25 viteve të lirohemi nga këto ndarje shkatërruese , ne ende mëtej i kultivojmë dhe e thellojmë ndarjen midis nesh. Si? Me sjellje të papërgjegjshme. Sjellje e papërgjegjshme e kundërshtarëve politik që i sollën dëm shtetit. Kriza sikur u bë përditshmëria jonë. U lejua që të huajt të kujdesen për ne, më shumë sesa vet ne. U lejua që të tjerët të na modelojnë sistemin politik dhe juridik. U lejua interesi personal dhe partiak të jetë mbi interesin shtetëror”, konstatoi Ivanov.

Ivanov poashtu shtoi se çmimi i humbjes së atij besimi është tejet i lartë. /Telegrafi/

Exit mobile version