Site icon Telegrafi

Ivanov: Turqia në mënyrë parimore përdor emrin tonë kushtetues

“Në vend se të konstatojmë problem, duhet të ofrojmë zgjidhje kreative”, ka thënë kryetari Gjorge Ivanov në forumin e sotëm global për lidership që po mbahet në Stamboll.

Në fjalimin e tij, ai ka treguar disa propozime me të cilat do të përmirësohej rendi botëror, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Përveç nevojës për etikë të re globale, Ivanov ka theksuar edhe nevojën për debat të hapur në institucionet multilaterale, njoftojnë nga kabineti i kryetarit.

Ivanov ka folur edhe për problemet që lindin si pasojë e të vërtetës të relativizuar dhe manipulimit me mendimin publik, duke theksuar se pa respektin e fjalës së dhënë, do të zhduket edhe besimi në sistemin.

Mjafton që të shohim gjendjen e të drejtës ndërkombëtare, Maqedonia shtate vite pret që ta respektohet vendimi i Hagës që e dha në vitin 2011 lidhur me bllokadën greke për NATO-s.

“Një nga anëtarët e rralla të NATO-s, që respekton vendimin e Hagës është Turqia, e cila gjithnjë në mënyrë principiele përdor emrin tonë kushtetues. Dhe për këtë jemi shumë mirënjohës”, tha presidenti Ivanov.

Exit mobile version