Site icon Telegrafi

Ivanov: Do t’i mbështetim personat me nevoja të veçanta

Me rastin e 3 dhjetorit, ditës ndërkombëtare të personave me nevoja të veçanta, kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, i ka pritur në takim përfaqësuesit e Këshillit kombëtar të organizatave të personave me nevoja të veçanta, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me këtë rast, Ivanovi u njoftua me gjendjen e personave me nevoja të veçanta, për sfidat dhe rezultatet e arritura në aspekt të zbatimit të normave dhe standardeve ndërkombëtare të Konventës për të drejtat e personave me nevoja të veçanta, që këtë vit shënon 10 vjetorin e miratimit në OKB.

Sipas njoftimit të kabinetit të kryetarit Ivanov, ai ka shprehur mbështetje për aktivitetet e organizatave, duke u premtuar angazhim për përparimin e të drejtave të këtyre personave, përmes përmirësimit të ligjeve dhe zbatimit të tyre./Telegrafi/

Exit mobile version