Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov dërgoi telegram ngushëllimi deri te presidenti rus Vllamir Putin me rastin e atentatit ndaj ambasadorit rus në Turqisë, Andrej Karlov dhe telegram ngushëllimi deri te presidenti i Gjermanisë Joachim Gauck, me rastin e sulmit terrorist në Berlin, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Me tronditje dhe ndjenjë mllefi e pranova lajmin për atentatit ndaj ambasadorit të Federatës Ruse në Republikën e Turqisë, Andrej Karlov. Kjo vrasje mizore është sulm ndaj të gjitha rregullave dhe parimeve të marrëdhënieve ndërkombëtare. Në këto momente të dhimbshme për ju, për qytetarët e vendit Tuaj dhe për familjen e ambasadorit Karlov, më lejoni, në emër të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe në emrin tim personal t’ju shpreh ngushëllime të thella”, thuhet në telegramin nga Ivanovit deri te Putini.
Në telegramin deri te presidenti gjerman Gauck, Ivanov shpreh ngushëllime për sulmin e tmerrshëm dhe skenat e frikshme në panairin e krishtlindjeve në sheshin “Brajnshtajn” në qytetin e Gjermanisë, Berlin, informon AIM.
“Më vjen shumë keq për çdo jetë të humbur në këtë sulm terrorist, të cilin e dënojmë ashpër. Në këtë periudhë festive, kur duhet ta kërkojmë më të mirën te njerëzit, veçanërisht është e rëndë që duhet të përballemi me anën e keqe të njerëzimit. Me aktin e tillë kriminel vetëm konfirmohet domosdoshmëria nga bashkëpunimi i ngushtë për përballje me terrorizmin, që e keqja më e madhe që po na kanoset të gjithëve e cila nuk njeh as nuk pranon kufi”, thekson Ivanov në telegramin deri te Gauck./Telegrafi/