Presidenti Gjorge Ivanov të hënën do të jetë nikoqir i kryetarit të Këshillit të Evropës, Donald Tusk, deklaruan për AIM nga Kabineti i presidentit. Nga Nova TV njoftuan se Tusk do t’i tregojë Ivanovit se duhet të ndërmerr përgjegjësi dhe sipas rezultatit të zgjedhjeve duhet të mundësojë formimin e qeverisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga Këshilli i Evropës njoftuan se duhet një Maqedoni stabile, me qeveri stabile, e cila do të ballafaqohet me gjitha rreziqet mes të cilave edhe krizën e emigrantëve. Nga Kabineti i Ivanovit thonë se, presidenti do ta njoftojë Tusk me situatën politike në vend, ndërsa do të flasin edhe për perspektivën evrpiane të vendit.
Pas vizitës në Maqedoni, Tusk do të udhëtojë në Slloveni, Bullgari dhe Greqi, ku do të flas për krizën e emigrantëve./Telegrafi/