Site icon Telegrafi

Ivanov do të merr pjesë në Samitin e 16-të të Frankofonisë

Kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov është takuar sot në Manastir me ambasadorin franez në Shkup, Christian Timonier, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ky takim vjen në prag të pjesëmarrjes së kryetarit Ivanov në Samitin e 16-të të Frankofonisë, që do të mbahet nga 26 e deri më 27 nëntor të këtij viti në Madakaskar.

Në takim, bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime ede për marrëdhëniet e përgjithshme dypalëshe, duke shprehur kënaqësinë për dinamikën pozitive të zhvillimit të këtyre marrëdhënieve.

Përndryshe, Maqedonia është anëtare me të drejta të plota në Organizatën ndërkombëtare të Frankofonisë, që nga viti 2006. Kryetari Ivanov do të merr pjesë në Samitin e 16-të./Telegrafi/

Exit mobile version