Kryetari i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, ditën e martë do të realizoi një vizitë pune në Republikën Franceze, ku me ftesë të Kryetarit të Francës, Emanuel Macron do të marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të 100 vjetorit të fundit të Luftës së Parë Botërore, thonë nga zyra e Ivanovit.
Në ceremoninë që do të mbahet përpara Portës Triumfale në Paris, Kryetari i Republikës Franceze do të mbajë fjalim, ndërsa është parashikuar që të pranishëm të jenë udhëheqësit të vendeve të të cilëve luftuan në Evropë nga vitet 1914-1918, si dhe vendet që kanë dërguar kontingjentet e tyre për të luftuar në Evropë.
Sipas njoftimit, Kryetari Ivanov do të marrë pjesë në pritjen, e cila do të organizohet për pjesëmarrësit në ceremoninë e organizuar nga Macron në Pallatin Elysee./Telegrafi/