Site icon Telegrafi

Ivanov të dielën në takim me presidentin bullgar Rumen Radev

Presidenti Gjorge Ivanov të dielën (6 maj) në Dojran do të realizojë takim me presidentin bullgar Rumen Radev, i cili do të qëndrojë për vizitë pune në Maqedoni.

Radev e vizitoi Maqedoninë edhe në shkurt të këtij viti, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai më 6 maj do të merr pjesë në ceremoninë përkujtimore që do të mbahet në Novo Sello.

Ndërsa, Ivanov me ftesë të presidentit bullgar, në qershor do të udhëtojë për vizitë kthyese në Bullgari./Telegrafi/

Exit mobile version