Në një ceremoni solemne në Akademinë Bullgare të Shkencave (ABSH) në Sofje presidentit të Maqedonisë Gjorge Ivanov i është ndarë titulli “Doktor nderi i shkencave”.
Ndarja e titullit është në kuadër të vizitës dyditore punuese në Republikën e Bullgarisë, ku sot në Akademinë bullgare të Shkencave (ABSH) mbajti edhe ligjëratë me temë “Migrimet dhe emigrantët: sfida për mijëvjeçarin e tretë”.
Ai në ABSH do të takohet edhe me akademikun Stefan Vodeniçarov, kryetar i Akademisë.
Është paraparë nesër presdenti Ivanov të realizojë takime me kolegun e tij bullgar, Rosen Plevneliev si dhe me presidentin e ri të Bullgarisë, Rumen Radev ku do të bisedohet për marrëdhëniet e përgjithshme dypalëshe mes dy vendeve dhe mundësitë për avancimin e bashkëpunimit rajonal dypalësh./Telegrafi/