Kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov sot pati një takim pune me udhëheqësit e subjekteve përgjegjëse për parandalimin dhe përballjen me sitauta krizash, uljen e rrezikut nga sulmet terroriste dhe sigurinë për mbajtjen e zgjedhjeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Siç bëjnë të ditur nga kabineti i kryetarit Ivanov, në takim ishin drejtorët e Agjencisë për kundërzbulim, Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Byrosë për siguri publike, sekretari shtetëror i MPB dhe përfaqësues të Shtabit të përgjithshëm të ARM-së.
Ata e informuan kryetarin për kërcënimet dhe rreziqet me të cilat përballet Maqedonia, për nivelin e rrezikut të kërcënimit të sigurisë së shtetit, mënyrën e funksionimit, skenaret e parashikuara, aktivitetet e planifikuara, dobësitë dhe kapacitetet për kundërpërgjigje.
U konstatua se subjektet e lartëpërmendura kanë përgatitur skenare të parashikuar dhe përgjigje ndaj rritjes së rrezikut ngakërcënimet./Telegrafi/