Site icon Telegrafi

Ivanov takohet me euro-ambasadorët, nesër e tërheq vendimin për abolim?

Presidenti Gjorge Ivanov, mbrëmë ka marrë një mesazh serioz nga ambasadorët në vend, se deri të enjten pasdite do të njoftojë se ai e ka tërhequr tërësisht vendimin për abolim (falje), dhe me këtë mënyrë tu japë fund protestave që zgjasin më shumë se një javë, të provokuar nga vendimi i tij, transmeton Telegrafi Maqedoni nga ‘Svedok’.

Mesazh të këtillë, konfimuan burime diplomatike për ‘Svedok’, në mënyrë të qartë dhe konkrete u tha në një takim me të, ku morën pjesë ambasadorët e BE-së, të udhëhequr nga Aivo Oraf, kreu i Delegacionit të BE-së në Shkup dhe ambasadori amerikan Jess Bailey.

Presioni mbi kryetarin Ivanov duhet të jep frut para protestave të cilat janë planifikuar për të enjten nga ‘Protestoj’ dhe kundër “protestë” të LQMM. Vlerësimet e sigurisë, raporton portali, se të enjten janë të mundhsme ngjarje negative dhe i vetmi shpëtim për reduktimin e tensioneve Ivanov përsëri, siç u raportuar, vet ai e solli vendimin, vet do ta tërheq atë. /Telegrafi/

Exit mobile version