Telegrafi

Ivanov: Sorosi financoi djegien e zyrës sime në Shkup

Kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, ka ritheksuar edhe njëherë qëndrimin e tij se nuk e jep mandatin për heqjen e Qeverisë, siç thotë, pa u hequr pengesat juridike dhe politike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në intervistën e tij dhënë televizionit hungarez, MTVA, Ivanov thotë se më thelbësorja është ”platforma e Tiranës” dhe se shumica parlamentare është arritur me shantazh, për t’u pranuar platforma e partive politike shqiptare që u miratua në Tiranë në kabinetin e kryeministrit të Shqipërisë.

Ai shkonë aq larg sa që konsideron se vihet në pikëpyetje pavarësia e shtetit nëse pranohet platforma.

Kryetari Ivanov nuk e ka lënë anash edhe çështjen e fondeve të Soros-it. Sipas tij, para të shtetasve amerikan, janë transferuar në këtë fond dhe janë përdorur për veprime të dhunshme, një nga të cilat, sipas tij, ishte edhe djegia e Zyrës Popullore të tij në Shkup./Telegrafi/