Kryetari i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov sonte në Strugë do të organizojë pritje për përfaqësuesit e korit diplomatik , atashetë ushtarak, përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare dhe konzulatave të nderit në Republikën e Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në pritje, që tradicionalisht e organizon kryetari i Republikës së Maqedonisë me rastin e festave të Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve, siç kumtoi Kabineti i shefit të shtetit, fjalime do të kenë kryetari Ivanov dhe ambasadori i Federatës ruse, Oleg Shçerbak, njofton AIM.
Në kuadër të organizimit diplomatik, që sipas praktikës së vendosur mbahet jashtë kryeqytetit, kryetari Ivanov dhe përfaqësuesit e korit diplomatik, nesër do ta vizitojnë komunën e Vevçanit.
Ky organizim, vitin e kaluar u mbajt në Manastir, Krushevë dhe Gjevgjeli. /Telegrafi/