Kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov është shpallur si lideri më i mirë botëror në Turqi, nga World Business Angels Forum, për investime në rininë e Ballkanit, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Sipas kabinetit të tij, Ivano është shoqëruar në këtë ngjarje nga gruaja e tij Maja.
Ivanov në këtë ngjarje ka thënë se shkolla për liderë të rinj që e mbështet ai çdo vit për të rinjë të talentuar i ka mundësuar rinisë që të jetë e gatshme për sfidat shoqërore në të ardhmen.
Prej kësaj shkolle, 320 liderë të rinjë deri tani janë trajnuar nga persona të njohur në Maqedoni dhe botë. /Telegrafi/