Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, ka shkarkuar ish-kryeprokurorin, Marko Zvrlevski, nga Komisioni për Falje. Në vend të tij është emëruar Voislav Gavrovski, i cili është prokuror në Prokurorinë Publike.
Përveç ndërrimit të Zvrlevskit nuk ka ndryshishime tjera në këtë komision, i cili vendos për faljen e të dënuarve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kryetar i komisionit është Vasilka Jurukoska, ndërsa anëtarë janë Bllagorodna Duliq, Bekir Iseni, Metodija Kanavçev, Ljupka Arsenievska, Stojançe Ribarev, Numan Aruç, Dançe Ristova dhe i sapozgjedhuri Voisllav Gavrovski.
Përndryshe, deputetët në Kuvend më 17 gusht të vitit të kaluar shkarkuan Marko Zvrlevskin nga pozicioni i kryeprokurorit shtetër./Telegrafi/