Ka reaguar kabineti i kryetarit Gjorgje Ivanov për akuzat e zëdhënësit të LSDM-së Petre Shilegov i cili tha se kunati i presidentit Ivanov është i lidhur me fondet e fshehura në Panama, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Vlerësojmë se përpjekjet që nëpërmjet gënjeshtrave dhe manipulimeve të paraqitet familja e Presidentit si pjesë e një bande kriminale është një sjellje shumë e papërshtatshme dhe e papërgjegjshme e një partie politike. I bëjmë thirrje LSDM-së që menjëherë të publikojë çdo transfertë parash të kësaj kompanie dhe të publikojë të gjithë personat e përfshirë në këtë kompani, e cila në fakt është themeluar në Shkup dhe asnjëherë nuk ka qenë funksionale. Përndryshe, Shilegov do duhet që pretendimet e tij t’i vërtetojë në gjykatë”, thuhet në reagimin e kabinetit të presidentit Ivanov./Telegrafi/
Gjithashtu lexo: Shilegov: Familja e Ivanov ka relacione biznesi me firma nga Panama!?