Site icon Telegrafi

Ivanov: Sfida e radhës është në megapoliset dhe diversitetin e tyre

Na novojitet qasje e përbashkët për ballafaqim me krizën e emigrantëve dhe zvogëlim të rreziqeve të sigurisë përmes përkufizimit të qartë të aspektit juridik dhe humanitar, politik, ekonomik, social dhe të sigurisë ndaj krizës, theksoi presidenti Ivanov në fjalimin e tij në Takimin e nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për lëvizje të mëdha të refugjatëve dhe emigrantëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘E ndërmorëm përgjegjësinë të jemi roje e portave të Evropës. Sistemimi i armatës për mbështetjen e policisë në mbrojtje të kufirit rezulton me ndërprerjen e lëvizjes së emigrimit ilegal përmes korridorit ballkanik’, potencoi kryetari i Maqedonisë.

Përveç tjerave, Ivanov, sot duhet të realizojë takim me kryetarin e Këshillit Evropian, Dondal Tusk si dhe me shefa të tjerë të shteteve dhe qeverive, pjesëmarrëse në Asamblenë e Përgjithshme. /Telegrafi/

Exit mobile version