Me rastin e festës së “shën Klimentit”, sot presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, theksoi se sot po shënohet festa e mësuesit të madh maqedonas. Ai tha se veprat e tij shënohen vetëm me fjalë, ndërsa po mohohen me fjalë, duke akuzuar shoqërinë maqedonase, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Nderimi i Shën Klimentit me rastin e 25 vjetorit të pavarësisë së Maqedonisë, është mundësia që të pastrohet shoqëria maqedonase, nga gjithë ajo jotolerancë që është udhëhequr gjatë shekujve të kaluar”, tha mes tjerash Ivanov.
Me rastin e shënimit të 1100 vjetorit të vdekjes së Kliment Ohridskit, janë mbajtur akademi solemne, mbledhje të shkencëtarëve, ekspozita të artistëve, manifestime kulturore dhe simpoziume./Telegrafi.