Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov sot në Bruksel realizoi takim pune me Ministrin për punë të jashtme dhe çështje evropiane të Mbretërisë së Belgjikës, Didier Reynders.
Ivanov dhe Reynders në këtë takim kanë shkëmbyer mendime në lidhje me marrëdhëniet e përgjithshme dypalëshe ndërmjet dy shteteve, ku kanë konstatuar se janë marrëdhënie miqësore dhe kanë shprehur gatishmërinë e tyre për përparimin e këtyre marrëdhënieve në të ardhmen.
Presidenti Ivanov ka shprehur falënderimin e tij për përkrahjen parimore që Belgjika ia ofron Maqedonisë për synimet euro-atlantike të saj dhe theksoi nevojën për zhbllokim sa më të shpejtë të këtyre proceseve.
Reynders në këtë takim ka konfirmuar përkrahjen e Belgjikës për synimet e Maqedonisë për të hapur negociatat fillestare për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Me këtë takim në Ministrinë për punë të jashtme të Belgjikës edhe zyrtarisht përfundoi vizita dy ditore e presidentit të Maqedonisë në Bruksel./Telegrafi/