Site icon Telegrafi

Ivanov refuzon të jep intervistë për Euronews

Presidenti maqedonas Gjorge Ivanov ka refuzuar të jep një intervistë për kanalin “Euronews” për shkak se dy ditë është përdorur shkurtesa FYROM në njoftimin që sillej në rrjetet sociale. Kabineti i tij dërgoi vërejtje për Euronews që të mos e përdorin shkurtesën në këtë formë, sepse ajo është fyese për Maqedoninë dhe popullit maqedonas dhe presidenti nuk do të jep një intervistë në kushte të tilla, edhe pse ata kishin një marrëveshje, shkruan Telegrafi Maqedoni.

“Ne po ju informojmë se Presidenti Ivanov po anulon intervistën e planifikuar për mediumin tuaj. Krejtësisht e papranueshme është përdorimi nga ana e juaj e shkurtesës IRJM si kushtëzim në vendin tonë, Maqedoni.

Me keqardhje të thellë, edhe pse me vullnetin e mirë që treguat për bashkëpunimin me ne, nuk është pranuar kërkesa për heqjen e shkurtimit të IRJM-së në promovimin e intervistës në rrjetet sociale, ndërsa nuk ishte e rëndësishme kërkesa për respektimin e emrit kushtetues të vendit tonë, Republikës së Maqedonisë dhe deri te mbiemrat që rrjedhin nga emri kushtetues i vendit tonë, Republikës së Maqedonisë.

Ne besojmë se përdorimi i shkurtesës IRJM është një fyerje e drejtpërdrejtë për qytetarët e Republikës së Maqedonisë. Kjo shkurtesë, siç e kemi përmendur tashmë, nuk është përdorur askund, përfshirë edhe regjistrin e OKB-së, kemi theksuar se IRJM nuk është emër në OKB, por një referencë që kurrë nuk përdoret si shkurtesë.

Menduam se dy ditë afat janë të mjaftueshme për ta rregulloni gabimin tuaj dhe ashtu si kërkuam, së paku të kërkoni falje deri tek qytetarët e Maqedonisë.

Ju falënderojmë për interesimin e treguar për bërjen e intervistës me presidentin Ivanov, i cili për shkaqet e lartëpërmnendura nuk do ta realizojë”, thuhet në letrën e kabinetit të Ivanovit për Euronews./Telegrafi/

Exit mobile version