Pas votimit në gjimnazin “Josip Broz-Tito”, presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov ka deklaruar se pret që zgjedhjet lokale të përfundojnë në mënyrë të qetë dhe demokratike, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Sot kur po zgjidhet pushteti vendor, qytetarët mund të zgjedhin ata të cilët gjatë fushatës zgjedhore ju kanë ofruar jetë më të mirë , pasi që jeta është në nivel lokal dhe qytetarët presin që të zgjedhurit e tyre të përmirësojnë kushtet “, tha Ivanov.
Pres që edhe në këto zgjedhje, shtoi Ivanov, të tregohet pjekuri politike e qytetarëve, dhe të tregojmë se për çdo cikël zgjedhor përparojmë dhe pasurohemi me demokraci cilësore dhe oferta të mirëfillta për qytetarët./Telegrafi/