Site icon Telegrafi

Ivanov: Qytetarët e komunitetit rom janë pjesë e shoqërisë në vend

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, ka uruar komunitetin rom në vend duke thënë se ata janë pjesë e shoqërisë multietnike dhe multifetare në vend.

“Ajo që e mban shoqërinë tonë së bashku është modeli unikat i bashkëjetesës dhe respektimit të dallimeve. Maqedonia është e suksesshme aq sa janë të suksesshëm qytetarët e saj”, thotë Gjorge Ivanov, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai më tej shton se është i vetëdijshëm se ka shumë hapësirë për përmirësimin e gjendjes së komunitetit rom dhe se së bashku ka edhe shumë punë për t’u bërë.

“Duke ju uruar këtë festë, jam i vetëdijshëm se edhe në të ardhmen do të punojmë për të mirën e shtetit tonë dhe bashkëqytetarëve, duke respektuar parimin e barazisë, mosdiskriminimit dhe sundimit të së drejtës”, thotë Ivanov./Telegrafi/

Exit mobile version