NATO dhe anëtarësimi në BE mbeten synime strategjike dhe prioritete më të larta të Republikës së Maqedonisë, e cila do të kontribuojë në përparimin dhe prosperitetin e të gjithë rajonit, tha kryetari i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov në takimin e sotëm me sekretarin amerikan të mbrojtjes, James Matis, deklarojnë nga zyra e kryetarit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në deklaratë thuhet se Ivanovi ka theksuar se Republika e Maqedonisë mbetet një partner strategjik i qëndrueshëm i Shteteve të Bashkuara dhe se do të vazhdojë të kontribuojë për sigurinë, lirinë dhe përparimin demokratik të rajonit dhe do të kontribuojë aktivisht në aktivitete të përbashkëta në luftën kundër terrorizmit dhe kërcënimeve të tjera në shkallë globale.
“Megjithëse nuk jemi në NATO, ushtria jonë është në përputhje me NATO-n dhe për këtë ne jemi mirënjohës ndaj Shteteve të Bashkuara . Kjo është një bast në të ardhmen. Duhet të jemi të gatshëm për kërcënime të reja dhe sfida të reja”, tha Ivanov.
Ai theksoi se ARM-ja, me profesionalizmin e saj dhe gatishmërinë luftarake të lartë, është një partner i provuar i NATO-s dhe vazhdimisht kontribuon në misionet paqeruajtëse ndërkombëtare të Aleancës.
Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-së, James Mattis sot gjatë vizitës së tij zyrtare në Republikën e Maqedonisë u takua edhe me kryeministrin Zorna Zaev dhe ministren e mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska. /Telegrafi/