Site icon Telegrafi

Ivanov: Presim që këtë vit përfundimisht të bëhemi pjesë e NATO-s

Presidenti Gjorge Ivanov, sot ka vizituar pjesëtarët e Ushtrisë së Maqedonisë në kazermën “Çede Filipovski-Dame” në Kërçovë.

Para gazetarëve ai tha se pret që viti 2019 të jetë i suksesshëm për Ushtrinë dhe shtetin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Presim që ky vit të jetë i suksesshëm për Ushtrinë, gjegjësisht ta marrë vendin që i takon dhe përfundimisht të bëhemi pjesë e NATO-s, ta marrim ftesën dhe të bëhemi pjesë e vendeve të NATO-s”, tha mes tjerash Ivanov.

Ai pas vizitës ka pasur drekë të përbashkët me përfaqësuesit e Ushtrisë në kazermë, ndërsa përmes videove ju ka uruar Vitin e Ri edhe pjesëtarëve të cilët gjenden në misione ushtaraka në Afganistan, Liban dhe Bosnjë e Hercegovinë./Telegrafi/

Exit mobile version