Kryeministri i Maqedonisë, Gjorge Ivanov dhe ai i Shqipërisë, Ilir Meta, pas takimit që patën sot në vilën e Ivanovit kanë dalur në konferencë të përbashkët për media.
Ivanov në konferencë tha se me Metën kanë biseduar ngjarjet në Ballkan, nevojën e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe nevojat e përbashkëta që i kanë të dy vendet, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ivanov tha se presin nga Shqipëria ta ndihmojë Maqedoninë drejt NATO-s dhe BE-së. Ivanov shtoi se së bashku kanë konstatuar se faktori që i lidh më së shumti dy vendet janë maqedonasit në Shqipëri dhe shqiptarët në Maqedoni.
Ndërsa presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, tha se dy vendet më tepër kohë duhet të shpenzojnë kohë për të bashkëpunuar dhe për të ndërtuar të ardhmen se sa të gjykojnë njëra tjetrën.
Ai shtoi se të gjithë presin me padurim që Maqedonia ta merr vendin që i takon në NATO dhe të avancojë drejt BE-së.
Ai falënderoi Maqedoninë që ka pranur Kosovën, ndërsa tha se gjyqësori në maqedoni duhet të jetë më transparent sipas praktikave evropiane./Telegrafi/