Site icon Telegrafi

Ivanov pranoi guvernatoren e re dhe atë të deritashëm, Angellovska-Bozhoska dhe Bogov

Kryetari i Republikës së Maqedonisë, Gjorgji Ivanov pranoi Anita Angelovska-Bezhoska, guvernatore e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë dhe Dimitar Bogov, guvernator i deritashëm i BPRM.

Kryetari Ivanonv, ashtu siç tha kabineti i tij, i uroi Angelovska-Bozhovska për emërimin e guvernatorit të Bankës Popullore, duke i dëshiruar sukses në punë.

Në këtë rast ai iu falemnderua Bogovit për udhëheqjen e suksesshme të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë për shtatë vite që ka udhëhequr, duke konstatuar se angazhimi i tij dha kontribut të veçantë në punët e BPRM dhe plotësimit të qëllimeve të parashikuara./Telegrafi/

Exit mobile version