Kryetari i Maqedonisë këtë vit raportimin e tij do ta bëjë nga Kuvendi. Vitin e kaluar, përshkak të mungesës së deputetëve raportimin e tij e ka bërë para mediave, nga zyra e tij në ”Vodno”.
Këtë vit, për herë të parë Ivanov do të flas para një shumice të re parlamentare, jo si vitet e kaluara kur ai fliste para deputetëve të partisë së tij, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Ivanov para deputetëve do të flas më 26 dhjetor (e martë) ku do të tregojë për punën dhe përkushtimin e tij gjatë vitit 2017.
Mbetet të shihet se çfarë do të thotë Ivanov, kur puna e tij ka qenë në qendër të vëmëndjes duke kaluar periudha me faljet e tërhequra, më dhunën në Kuvend dhe me dhënien e mandatit. /Telegrafi/