Site icon Telegrafi

Ivanov: Për emrin do të ndërtojmë qëndrim shtetëror

Sot u mbajt takimi koordinues mes krerëve shtetëror në vend, në të janë informuar për propozimet konkrete të ndërmjetësit të Kombeve të Bashkuara, Matthew Nimetz për zgjidhjen e çështjes së emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Në takim morrën pjesë presidenti Gjorge Ivanov, kryeministri Zoran Zaev, ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Ivanov para gazetarëve tha se do të ketë qëndrim shtetëror që nuk dëmton qytetarët e vendit!
”Është takim informativ ku kryeministri dhe ministri për punë të jashtme na treguan për idetë dhe qëndrimet e dy palëve. Na u treguan edhe detajet për takimin. Për të ardhmen, këto detaje do të na ndihmojnë për të ngritur qëndrimet tona. Ky qëndrim do të ishte për qytetarët e Maqedonisë dhe për interesin e tyre në të ardhmen” tha Ivanov, president i Maqedonisë. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për takimin e liderëve për emrin e vendit
Exit mobile version