Site icon Telegrafi

Ivanov për aksidentin tragjik: Njerëzit nuk vdesin kur varrosen, por kur harrohen

Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov, ka marrë pjesë në seancën komemorative në Komunën e Gostivarit, e cila u mbajt pas aksidentit tragjik të djeshëm në rrugën Shkup-Tetovë.

Ivanov shprehu ngushëllime për familjarët e të vdekurve dhe tha se këto momente duhet të kalohen bashkërisht, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Kur ndodhin ngjarje të këtilla, janë më të rëndat pasi ato që i kemi pritur nuk kanë ardhur asnjëherë. Thuhet se njerëzit nuk vdesin kur varrosen, por kur harrohen. Të mos i harrojmë këto njerëz dhe t’ju ndihmojmë më të dashurve të tyre”.

Lexo po ashtu Të gjtha lajmet për aksidentin në rrugën Shkup-Tetovë

“Këto njerëz i humbën planet. Jeta është e shkurtë dhe duhet të mbushet me lumturi dhe jo mërzi. Shpreh ngushëllime tek familjarët, komuna dhe shteti. Uroj që ngjarje të tilla të mos përsëriten”, tha Ivanov në seancën komemorative të Komunës së Gostivarit.

Lexo po ashtu Sot dhe nesër ditë zie, 14 viktima në aksidentin në rrugën Shkup-Tetovë

Ndryshe, nga aksidenti i djeshëm jetën e kanë humbur 14 persona, ndërsa mbi 20 të tjerë u lënduan. Për shkak të kësaj ngjarje Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe Komuna e Gostivarit kanë shpallur ditë zie./Telegrafi/

Exit mobile version