Kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov sot ka marrë pjesë në ndërrimin festiv të flamurit në rezidencën shtetërore në ”Vodno” në Shkup, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Në prezencën e fëmijëve të shkollave fillore, duke ju treguar shembu se si duhet të ruhet shteti, Ivanov tha se pavarësia e vendit është detyrim.
”Para 26 viteve ne kemi bërë realitet ëndrrën tonë shekullore. Kemi investuar 26 vite për mëmëdheun tonë. Kemi investuar për sigurinë dhe mbrojtjen e qytetarëve tanë. Ruajtja e pavarësisë është detyrim i yni, pa marr parasysh kohën. Arrijtëm që të kalojmë shumë sfida së bashku. Sfidat në të ardhmen i kemi detyrim të gjithë” ka thënë mes tjerash Ivanov.
Ivanov gjithashtu kërkoi nga qytetarët që të kërkojnë përgjegjësi nga të zgjedhurit që në të ardhmen vendi të bëhet fuqi ekonomike. /Telegrafi/