Kanë reaguar nga zyra e kryetarit Gjorge Ivanov në lidhje me deklaratën e qeverisë duke thënë se deri më tani qeveria nuk ka marrë një përgjigje kthyese nga ai nëse ai e pranon ose jo mundësinë që në mënyrë të hapur, përmes mjetit të llogaridhënies, për tu treguar qytetarëve se si i shpenzojnë paratë e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga zyra e kryetarit thonë se meqenëse ekzistojnë mekanizma për kontrollin e performancës financiare të institucioneve shtetërore, zyra e kryetarit nuk ka obligim ligjor të pranojë “mjete” shtesë.
Ata shtojnë se këtë të dhënë e konfirmon edhe raporti i revizionit mbi punën e zyrës të kryetarit të kryera nga Enti i Revizionit Shtetëror. /Telegrafi/