Site icon Telegrafi

Ivanov: Nuk janë hequr pengesat për ta dhënë mandatin për formimin e qeverisë së re

Pengesat për të dhënë mandatin për formimin e qeverisë së re nuk janë hequr. Kështu thonë nga Kabineti i kryetarit të shtetit Gjorge Ivanov, pas thirrjeve të reja të LSDM-së që kryetari Ivanov ta jep mandatin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

”Kryetari Ivanov mbetet në qëndrimin e shprehur në deklaratën publike për qytetarët e Republikës së Maqedonisë më 1 mars, 2017. Pengesat për caktimin e mandatit për forminin e qeverisë nuk janë hequr ende”, thonë për AIM-në nga kabineti i kryetarit Ivanov./Telegrafi/

Exit mobile version