Telegrafi

Ivanov: Nuk është menduar të shpallet gjendje e jashtëzakonshme më 27 prill (Video)

Në konferencë për shtyp, kryetari Gjorge Ivanov iu drejtua qytetarëve të Maqedonisë për, siç thotë ai, të pavërtetat rreth përfshirjes së tij, kabinetit të tij dhe ushtrisë së Maqedonisë në ngjarjet e 27 prillit.

Ai ceku se asnjëherë s’ka pasur skenar për të shpallur gjendje lufte gjatë 27 prillit, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se kabineti i tij dhe ai janë shënjestër për një vjet e gjysmë për përfshirjen në ngjarjet e 27 prillit nëpërmjet presioneve të ndryshme.

“Nuk do të heq dorë nga qëndrimet e mia”, potencoi Ivanov.

Ai tha se kabineti i kryetarit të shtetit dhe agjencia për kundërzbulim i ka dhënë të gjitha informacionet në Prokurori rreth ngjarjeve të 27 prillit./Telegrafi/