Më 11 janar Kuvendi i Republikës së Maqedonisë e miratoi Ligjin për përdorimin e gjuhëve pa debat publik, pa hulumtim shkecncor dhe pa opozitën, tha në konferencën për shtyp në lidhje me vendimin e tij për Ligjin për përdorimin e gjuhëve kryetari i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, shkruan Telegrafi Maqedoni.
“Edhe para se të votohet, në disa raste kam theksuar se nuk është mirë të hapen çështje të cilat janë përfunduar vetëm e vetëm për pikë politike afatshkurta dhe në dëm të interesave të shtetit dhe popullit maqedonas. Me përdorim e simbolit evropian në këtë ligj shteti Maqedonas do të jetë shteti i vetëm që i vendos kushte vetvetes për anëtarësim në BE. Kjo u keqpërdor për sjelljen e këtij ligji me procedurë të shkurtë”, tha Ivanov.
“Duke pasur parasysh vlerësimet e mia për mospajtimin e këtij ligji me Kushtetutën e Maqedonisë dhe mendimin publik për jokushtetueshmërinë e këtij ligji dhe duke u bazuar në nenin 75 të Kushtetutës vendosa të mos e nënshkruaj vendimin për miratimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve”, tha Ivanov./Telegrafi/