Site icon Telegrafi

Ivanov – Nishanit: Shqipëria është dhe mbetet mike e Maqedonisë

Kryetari maqedonas, Gjorge Ivanov, gjatë qëndrimit në Azerbejxhan, ka realizuar një takim dypalësh me kryetarin shqiptar, Bujar Nishani, në kuadër të Samitit të pestë global në Baku, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç bëjnë të ditur nga kabineti i kryetarit Ivanov, të dy kryetarët kanë diskutuar pë marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve në aspekt të gjendjes së tanishme politike në Maqedoni, si edhe për sfidat rajonale.

Ivanovi është deklaruar se Deklarata politike shqiptare paraqet një ndërhyrje në punët e brendshme të Maqedonisë nga ana e funksionarëve të Shqipërisë, duke vlerësuar se paraqet nxitje për realizimin e ideve nacionaliste dhe tensioneve.

Ivanovi është shprehur se Shqipëria është dhe mbetet mike e Maqedonisë, përcjell AIM. Të dy kryetarët u pajtuan që duhen hapa të përmbajtur dhe të përbashkët për mirëbesim të ndërsjellë dhe përqëndrim në prioritetet e përbashkëta që dalin nga fqinësia e mirë./Telegrafi/

Exit mobile version