Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov, sot pranoi pjesëmarrësit e punëtorisë “Mbrojtje nga terrorizmi, përmirësim i demokracisë dhe sudimit të së drejtës”, që mbështetet edhe nga NATO.
Gjatë pranimit të pjesëmarrësve mes të cilëve edhe profesorë nga Maqedonia, Britania, Gjermania, Itali, Belgjika, Shqipëria dhe Bullgaria, Ivanov ka folur edhe për situatën e fundit në Siri, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Ajo që sot ndodh në Siri, sikur kujton se paqja është përjashtim, ndërsa konfliktet dhe lufta përditshmëri”, tha ai.
Sipas presidentit Ivanov, rreziqet nga kriza e emigrantëve që përfshiu Ballkanin në vitet 2015 dhe 2016, tregoi se sa i rëndësishëm është komunikimi mes shteteve./Telegrafi/