Në konferencën e sotme për shtyp të Presidentit Ivanov ai ka folur për procedurën e pabazë për kërkim përgjegjësi e cila u refuzua dhe kjo është arsyeja se pse sot ai u drejtohet qytetarëve ka thënë Ivanov, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Ai ka bërë një kronologji të asaj që ai e paraqiti si rrezik për shtetin. Ai numëroi krizën e refugjatëve, ngjarjet e 9 majit në Kumanovë, sulmet ndaj institucioneve, kanosjet ndaj politikanëve, e deri te rreziku për sulme terroriste nga personat që janë kthyer nga luftimet në Siri dhe Irak.
“Kur kishim krizë të thelle politike dhe shërbime të sigurisë që ishin të paralizuara, Prokuroria Speciale Publike bënte persekutim të përzgjedhur ndaj vetëm një strukture partie”, ka thënë mes tjerash Presidenti Ivanov.
Ai po ashtu në fjalimin e tij ka akuzuar se opozita bën dezinformimin e opinionit publik./Telegrafi/