Site icon Telegrafi

Ivanov: Në këto nëntë vjet ne jemi bërë një markë e njohur

Dyzet të rinj nga Maqedonia, Kina, Azerbajxhani, Zvicra, Kanadaja, Spanja dhe vende tjera marrin pjesë në “Shkollën e Liderëve të Rinj” të këtij viti në Strugë, e cila sipas kryetarit të Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, është bërë një markë e njohur në nëntë vitet e fundit. Ai u tha të rinjve që të shikojnë larg, qartë dhe të fokusuar.

“Në këto nëntë vjet ne jemi bërë një markë e njohur. Të gjitha këto vite po krijojmë një të ardhme për të rinjtë, por edhe për të ardhmen. Çdo gjeneratë ka mësuar nga e mëparshmja, dhe ne gjithashtu mësuam prej tyre, prandaj çdo gjeneratë e inovacionojmë dhe u dhamë tema që preokuponin të rinjtë”, tha Ivanov.

Këtë vit, theksoi ai, do të flasim për udhëheqjen në të gjitha sferat e jetës së përditshme që ndryshojnë aq shpejt sa nuk mund t’i ndjekim ato individualisht.

Ndryshimet e shpejta, siç tha ai, ndikojnë në njohurinë tona dhe se shkenca është pjesë e jetës sonë të përditshme. /Telegrafi/

Exit mobile version