Site icon Telegrafi

Ivanov: Në fokusin e vizitës së Papës në Maqedoni do të jetë Nënë Tereza

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov në Shkup sonte organizoi pritje për korin diplomatik me rastin e Vitit të Ri dhe të festave të Krishtlindjeve. Ai gjatë fjalimit të tij njoftoi se Papa Francis më 7 maj do ta vizitojë Maqedoninë.

“Në fokusin e vizitës së tij zyrtare në Republikën e Maqedonisë do të jetë Nënë Tereza, si një shprehje e vërtetë e bashkëjetesës autentike që nuk është imponuar me forcë, por në mënyrë organike buron nga shoqëria multietnike, multigjuhësore dhe multifetare e Maqedonisë. Respektimi i diversiteteve është shprehje e besimit, është çelësi për llogaridhënie, sepse çdo e drejtë do të thotë përgjegjësi”, tha Ivanov.

Ai tha se shpreson që përveç zgjedhjeve, në vitin 2019, do të ndodhin edhe reforma thelbësore dhe përparimtare dhe se do të përmirësohen investimet kapitale, me çka do të përmirësojë edhe jetën e qytetarëve./Telegrafi/

Exit mobile version