Kryetari i Maqedonisë është duke marrë pjesë në Forumin e 20-të ndërkombëtar për kriza me titullin ”Njerëzimi në udhëkryq” ka folur për krizën e emigrantëve dhe ndikimin e kësaj krize në Maqedoni dhe në rajon, shkruan Telegrafi Maqedoni.
”Kjo është kohë e transformimit në të gjithë botën. Evropa dhe Azija asnjëherë më mirë nuk kanë qenë për infrastrukturë, shkëmbim ekonomik dhe lidhje energjetike në mes vendeve. Në të gjithë botën është duke u rritur ksenofobia dhe frika nga dallimet në mes popujve.” tha mes tjerash Ivanov në këtë Forum ndërkombëtar.
Ky forum mbahet në Turqi dhe në të janë pjesmarrës zyrtarë nga shumë shtete të Evropës dhe Azisë. /Telegrafi/