Site icon Telegrafi

Ivanov: Mos i trajtoni të gjithë si terroristë (Video)

Kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov sot ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme lidhur me arrestimin e 36 personave, mesin e të cilëve edhe deputetë të OBRM-PDUKM-së, lidhur me ngjarjet e përgjakshme në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill.

”Nuk duhet gjeneralizuar përgjegjësia dhe duhet të ketë kujdes në kualifikimet për veprat penale. Përgjegjësi duhet të ketë për ngjarjet e 27 prillit. Duhet të respektohen të drejtat e njeriut. I mbështes dhe i kam mbështetur ‘Të bashkuar për Maqedoni’ të cilët kanë treguar mbrojtjen e Maqedonisë. Ata nuk mund të cilësohen si organizara terroriste. Çdo ditë më vijnë ankesa për revanshizëm politik. Të nderuar, në kohë kur na duhen shumë punë, energjinë duhet ta drejtojmë kah përmbushja e reformave. Me revanshizëm bëhet ndarje e qytetarëve. Thërras në veprime me përgjegjësi. Çdokush është përgjegjës për vendimet e tij. Qytetarët presin vendime të matura. Partitë politike duhet të punojnë për qytetarët. Nuk ka diçka më të keqe së ndarjet mes maqedonasve” u shpreh Ivanov.

Ivanov e ka lënë edhe një mesazh në fund se ndarja e maqedonasve do të thotë okupim nga tjerët. /Telegrafi/

Exit mobile version