Telegrafi

Ivanov merr pjesë në Samitin e Sofjes

Kryetari i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov prej sot do të qëndrojë për një vizitë pune dy ditore në Bullgari, ku do të marrë pjesë në Samitin e shefave të shteteve anëtare në Procesin për bashkëpunim në Evropën Juglindore, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kryetari Ivanov sot në Sofje do të takohet me kryetarin e Bullgarisë Rosen Plevneliev, kurse gjatë ditë së nesërme me kryeministrin bullgar Bojko Borisov.

Ivanov nesër në Sofje do të merr pjesë Samitin e shefave të shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të Procesit për bashkëpunim në Evropën Juglindore, që mbahet në kuadër të presidencës bullgare me iniciativë rajonale. Në Samit do të marrin pjesë të gjithë kryetarët dhe përfaqësues të shteteve të Ballkanit. /Telegrafi/