Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, ka shprehur ngushëllime për mbretëreshën e Mbretërisë së Bashkuar, Elizabeta II, pas sulmeve të mbrëmshme në Londër, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“I shokuar dhe me mllef pranova lajmin për sulmin terrorist në Londër, ku jetën e humbën numër i madh i personave të pafajshëm. Në këto momente të rënda, më lejoni që në emër të qytetarëve të Maqedonisë të shpreh ngushëllime dhe t’u inkurajoj në luftën kundër dhunës dhe akteve të këqija, pa dallim prej ku dhe nga çka janë të motivuara”, thuhet në mesazhin e Ivanovit./Telegrafi/