Telegrafi

Ivanov: Maqedonia ka traditë në respektimin e dallimeve

“Nuk kemi pasur traditë të tolerojmë, por e kemi krijuar traditën në respekt ndaj dallimeve. Respektoj që të më respektosh. Kjo është filozofi më e gjerë se toleranca. Ne nuk tolerohemi, por respektohemi. Gjatë historisë, këtu njerëzit janë respektuar. Për këtë arsye kanë pasur sukses në mbajtjen e gjitha dallimeve në identitet”, deklaroi presidenti Gjorge Ivanov në fjalimin e tij në tribunën e sotme me temë “Kriza e emigrantëve dhe respektimi i dallimeve”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai gjithashtu theksoi se, gjatë gjithë jetës jemi ballfaquar me emigrantë, për këtë arsye duhet t’i pasurojmë njohuritë tona për religjionet dhe kulturat tjera dhe të komunikojmë me ta dhe jo t’i frikësojmë.

Në fjalimin e tij, në të cilën u ndërlidh edhe me aspektin e humanitetit dhe sigurisë në krizën e emigrantëve, presidenti theksoi se edhe njerëzit do të duhet të ballafaqohen me atë se duhet të bisedojnë, të komunikojnë edhe me të tjerët dhe jo vetëm me të vetit./Telegrafi/